Më ftohtë në Kodrën e Diellit, në Hanet e Mavrovës 53 centimetra borë
- Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit, -2 gradë, ndërsa maksimale 8 gradë janë matur në Demir Kapi dhe Gjevgjeli. Deri në orën 08:30 është matur -1 gradë në Llazaropole, 0 në Hanet e Mavrovës, 1 në Krushevë, 3 në Tetovë dhe Dibër, 4 në Berovë, Kriva Pallankë, Ohër, Pretor dhe Prilep, 5 në Manastir, Kumanovë, Shkup- Zajçev Rid dhe Vinicë, 6 në Kavadar, Shkup-Petrovec, Veles dhe Shtip, si dhe 7 gradë në Strumicë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:29, 6 dhjetor, 2024
Shkup, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit, -2 gradë, ndërsa maksimale 8 gradë janë matur në Demir Kapi dhe Gjevgjeli. Deri në orën 08:30 është matur -1 gradë në Llazaropole, 0 në Hanet e Mavrovës, 1 në Krushevë, 3 në Tetovë dhe Dibër, 4 në Berovë, Kriva Pallankë, Ohër, Pretor dhe Prilep, 5 në Manastir, Kumanovë, Shkup- Zajçev Rid dhe Vinicë, 6 në Kavadar, Shkup-Petrovec, Veles dhe Shtip, si dhe 7 gradë në Strumicë.
Siç informon DPHM, lartësia e shtresës së borës në Hanet e Mavrovës është 53 centimetra, në Kodrën e Diellit 49, në Krushevë 16 dhe në Llazaropole katër centimetra.
Në 24 orët e kaluara, deri në orën 7 të mëngjesit të sotëm, më së shumti reshje kanë pasur në Hanet e Mavrovës, 21 litra për metër katror, ndërsa më së paku një litër, në Prilep, Demir Kapi dhe Vinicë. 14 janë matur edhe në Pozharanë, 13 në Kodrën e Diellit dhe në Manastir, 11 në Krushevë, Tetovë dhe Llazaropole, 10 në Pretor, 8 në Kumanovë, 6 në Shtip dhe Gjevgjeli, 4 në Veles, 3 në Shkup - Zajçev Rid, si dhe 2 litra për njësi sipërfaqe në Dibër, Kriva Pallankë dhe Ohër.
Sipas DPHM, moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat në mes të ditës do të zvogëlohen. Nga fundi i ditës dhe gjatë natës në disa vende të vendit do të ketë reshje të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor, më e theksuar përgjatë Vardarit. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 6 deri në 12 gradë. Në Shkup me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës me kushte për reshje të shkurtra të shiut, ndërsa reshje më të shpeshta do të ketë në fund të ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë.
Foto: Arkivi i MIA-s