• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe në Lazaropole, më shumë shi në Vinicë

Më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe në Lazaropole, më shumë shi në Vinicë

Shkup, 3 maj 2024 (MIA) - Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ulët në vend prej 2 gradë Celsius është matur në Kodrën e Diellit dhe në Lazaropole. Vijojnë Hanet e Mavrovës me 4 gradë, 6 në Krushevë, 7 Pretor, 8 Kriva Pallankë, Prilep, Ohër, 9 Berovë, Manastir, Dibër, 10 Shkup-Petrovec, Tetovë, 11 Shkup-Zajçev Rid, Vinicë, Kumanovë, Demir Kapi, Strumicë, Shtip 12, Kavadar, Veles dhe 13 gradë në Gjevgjeli, njofton DPHM.

Më shumë reshje shiu në 24 orët e fundit deri në orën 07:00 kanë rënë në Vinicë 28 l/m2, pastaj 27 l/m2 në Berovë, 21 Kumanovë, 17 Kriva Pallankë, 13 Hanet e Mavrovës, 12 Lazaropole, 10 Demir Kapi, 9 Shtip, 7 Ohër, Veles, 6 Dibër, 5 Prilep, Gjurishtë, Pretor, 4 Gjevgjeli, 3 Shkup - Petrovec, Tetovë, Kavadar, 2 Manastir, Krushevë, Topollçan, Kodra e Diellit dhe 1 l/m2 në Shkup - Zajçev Rid, Strumicë dhe në Pozharanë. Sasitë e reshjeve, thuhet, janë nga matësit e shiut të DPHM dhe në nivel lokal sasia e reshjeve mund të ndryshojë dhe të jetë më e lartë se sa matet.

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me të reshura të mëdha të shiut dhe bubullima, veçanërisht në pjesët lindore. Lokalish proceset do të jenë në formë të stuhisë afatshkurtër me erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 14 deri 22 gradë Celsisus.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Në pjesët e luginës do të krijohen kushte për stuhi afatshkurta me erë të fortë dhe paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura maksimale do të arrijë deri 21 gradë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR