• e shtunë, 23 nëntor 2024

Më ftohtë në Berovë 9 gradë, më ngrohtë në Veles 19 gradë Celsius

Më ftohtë në Berovë 9 gradë, më ngrohtë në Veles 19 gradë Celsius

 Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - DPHM-ja informon se mëngjesin e sotëm temperaturë më e ulët  9 gradë Celsius është matur në Berovë, ndërsa më e lartë 19 gradë në Veles. 

Në Pretor 10 gradë, njëjtë edhe në Llazaropole dhe Kodër të Diellit, 12 në Ohër, Strumicë, Krushevë, Hanet e Mavrovës, 13 Shkup-Petrovec, Manastir, Dibër, 14 Prilep, Demir Kapi, 15 gradë gradë në Shtip dhe Kavadar, 16 Kumanovë, Gjevgjeli, Kriva Pallankë dhe Dojran, 17 gradë në Tetovë dhe 18 Shkup-Zajçev Rid dhe Vinicë.

 Në 24 orët e fundit deri në orën 8 reshje (në l/m2) kanë rënë 56 Ohër, 24 Dibër, 19 Pretor, 5 Manastir, 3 Kodër të Diellit dhe 2 në Tetovë dhe Krushevë.

 Gjatë natës moti ka qenë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa vende-vende në pjesët jugperëndimore me shi të rrëmbyehsëm dhe bubullima. Në mëngjes është me diell me vranësira të vogla, ndërsa në pjesët perëndimore me vranësira mesatare. Po fryn erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor.

 Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare, vende-vende herë pas here erë të fortë, kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale në interval prej 9 deri në 18, ndërsa ajo maksimale nga 25 deri në 30 gradë.

 Në Shkup me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28 gradë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR