• e enjte, 26 dhjetor 2024

Më freskët mëngjesin e sotëm në Berovë dhe Llazaropole

Më freskët mëngjesin e sotëm në Berovë dhe Llazaropole

 Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Në Berovë dhe Llazaropole mëngjesin e sotëm është matur  temperatura më e ulët prej 10 gradë Celsius. Pasojnë Hanet e Mavrovës me 12 gradë, 13 në Manastir, Pretor dhe Kodër të Diellit, 14 në Shkup-Petrovec, Strumicë, Kriva Pallankë, Tetovë, Ohër, 15 në Demir Kapi, Prilep, Dibër, 16 Kumanovë, Shtip, Veles, 17 Shkup-Zajçev Rid, Kavadar, Krushevë, 19 në Vinicë dhe 20 gradë në Gjevgjeli.

 Për 24 orët e fundit deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm, sipas të dhënave të DPHM-së,  më së shumti reshje ka në Pozharan, 8 l/m2, 2 në Strumicë dhe 1 l/m2 në Shkup -Zajçev Rid, Manastir, Gjevgjeli, Tetovë, Gjurishtë.

 Moti  i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite kryesisht në zonat malore veriperëndimore do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu dhe bubullima të rralla. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 30 deri në 36 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën 7. 

  Në Shkup pritet mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare, pasdite   dhe me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR