• e shtunë, 23 nëntor 2024

Më 28 maj, në Turqi do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve - presidenti do të zgjidhet mes Erdoganit dhe Kiliçdaroglut

Më 28 maj, në Turqi do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve - presidenti do të zgjidhet mes Erdoganit dhe Kiliçdaroglut

Ankara, 15 maj 2023 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan për mandat të dytë në raundin e dytë të zgjedhjeve do të luftojë me liderin e opozitës, Kemal Kiliçdaroglu, kumtoi sot komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Turqisë.

Siç raportojnë mediat amerikane,kryetari i Bordit të Lartë Zgjedhor, Ahmet Jener, tha se  asnjëri nga kandidatët nuk  fitoi shumicën absolute në raundin e parë të djeshëm të zgjedhjeve presidenciale, madje edhe kur do të numërohet 35.874 vota të mbetura nga vendet e huaja.

Sipas rezultateve përfundimtare, Erdogan fitoi 49,51 për qind, Kiliçdaroglu në vend të dytë me 44,88 për qind, ndërsa i treti është Sinan Ogan me 5,16 për qind", tha Jener.

"Nëse të gjitha votat e panumëruara do të ishin për Erdoganin, ai do të kishte 49,54 për qind", shtoi Jener.

Raundi i dytë i zgjedhjeve në të cilin hynë Erdogani dhe Kiliçdaroglu do të mbahet më 28 maj. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR