• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lutkov: Absolutisht është e ndaluar të ndërtohet në lokalitete arkeologjike

Lutkov: Absolutisht është e ndaluar të ndërtohet në lokalitete arkeologjike

Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) – Absolutisht është e ndaluar të ndërtohet në lokalitete arkeologjike ose në afërsi të tyre, si dhe në tokë e cila tashmë është skanuar dhe në të cilën ekziston mundësia të ketë ndonjë gjetje arkeologjike, porositi sot ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës në Qendrën Kombëtare të Konservimit, Lutkov informoi edhe se kisha në fshatin Gallatë është objekt i ri i cili nuk është i mbrojtur. 

Lidhur me rastin “Bisera Antoineta” i hapur nga VMRO-DPMNE, sipas të cilit ish-ministrja e Kulturës, Kostadinovska Stojçevska ka shpenzuar para nga një kartelë shtetërore jashtë vendit për nevoja personale, Lutkov tha se Ministria e Kulturës i ka dorëzuar KSHPK-së faturat dhe gjithçka që kërkohet për procedurat e mëtejshme.

“Po, faturat janë parashtruar menjëherë, sepse aty ekzistonte edhe Grup i punës i cili i hetonte të gjitha udhëtimet, kështu që Grupi i punës përfundoi, e dorëzoi shkresën në KSHPK, por edhe në MPB”, theksoi Lutkov. fc/

Foto/video:MIA

QËNDRONI TË LIDHUR