• e mërkurë, 21 janar 2026

Lulla kërcënon BE-në me tërheqje nga marrëveshja me Merkosurin

Lulla kërcënon BE-në me tërheqje nga marrëveshja me Merkosurin

Rio de Zhenerio, 17 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti brazilian Luiz Inasio Lulla da Silva ka kërcënuar se vendi i tij do të tërhiqet nga një marrëveshje e planifikuar e tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian nëse liderët evropianë nuk e miratojnë marrëveshjen këtë javë. 

Negociatat për një marrëveshje tregtare ndërmjet BE-së dhe Merkosurit, në të cilën janë anëtare Brazili, Argjentina, Urugvaj dhe Paragvaj, kanë vazhduar që nga viti 1999, ndërsa Brukseli shpreson që liderët e BE-së do të japin miratimin përfundimtar në margjinat e një samiti që do të mbahet më vonë këtë javë.

Megjithatë, disa vende anëtare mbeten kundër, mes të cilëve dhe Franca, e cila këmbëngul në përmirësime shtesë të marrëveshjes.

Lulla deklaroi se nëse liderët e BE-së nuk e finalizojnë marrëveshjen para nënshkrimit të saj zyrtar, i planifikuar për të shtunën në Brazil, vendi më shumë nuk do ta mbështesë.

"I kam paralajmëruar tashmë: nëse nuk e bëjmë tani, Brazili nuk do të nënshkruajë marrëveshje të reja për sa kohë që unë jam president", deklaroi Lulla. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR