• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lula da Silva i bëri thirrje KB-së që të ndërmarrë veprime për krizën klimatike dhe pabarazinë në botë

Lula da Silva i bëri thirrje KB-së që të ndërmarrë veprime për krizën klimatike dhe pabarazinë në botë

Nju Jork, 19 shtator 2023 (MIA) - Presidenti brazilian Luis Inasio Lula da Silva në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara, bëri thirrje për një luftë vendimtare kundër ndryshimeve klimatike dhe pabarazisë sociale në rritje, transmeton DPA.

"Kriza klimatike po troket në derë dhe po shkatërron atdheun tonë", tha lideri i vendit më të madh të Amerikës Latine në hapjen e debatit javor të nivelit të lartë në Asamblenë e përgjithshme të KB-së në Nju Jork.

“Njerëzit në vendet e varfra vuajnë veçanërisht nga ndryshimet klimatike, të cilat janë shkaktuar kryesisht nga bota e zhvilluar”, tha Lula.

Ai përsëri u bëri thirrje vendeve të pasura të sigurojnë 100 miliardë dollarë në vit për mbrojtjen e klimës në vendet në zhvillim, një premtim shumëvjeçar që ka mbetur i paplotësuar.

"Bota po bëhet gjithnjë e më e pabarabartë. Sot, e ardhmja e një fëmije varet nga ajo pjesë e botës që ata lindin", tha Lula.

Presidenti brazilian bëri thirrje gjithashtu për aktivitete më të mëdha në luftën kundër dhunës ndaj grave, si dhe forcimin e të drejtave të homoseksualëve dhe personave me aftësi të kufizuara.

Në kushte të tensioneve gjeopolitike në rritje, Lula paralajmëroi kundër përpjekjeve për të ndarë botën në zona ndikimi dhe për të ringjallur Luftën e Ftohtë.

"Lufta në Ukrainë tregon qartë se ne të gjithë jemi të aftë për të zbatuar qëllimet dhe parimet e Kartës së KB-së. Promovimi i kulturës së paqes është detyrë e të gjithë neve", theksoi presidenti brazilian. qa/

Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR