• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lukson: Telefonat celularë do të ndalohen në shkollat e Zelandës së Re, ne duam që fëmijët tanë të mësojnë

Lukson: Telefonat celularë do të ndalohen në shkollat  e Zelandës së Re, ne duam që fëmijët tanë të mësojnë

Uelington, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Telefonat celularë do të ndalohen në shkollat ​​e Zelandës së Re, ka thënë kryeministri Kristofer Lukson, pasi qeveria e tij e re përpiqet të ndryshojë shkallën në rënie të shkrim-leximit në vend.

"Ne duam që fëmijët tanë të mësojnë dhe mësuesit tanë të mësojnë." "Kjo lëvizje do të ndalojë sjelljen përçarëse dhe do t'i ndihmojë nxënësit të përqëndrohen më mirë," tha Lukson.

Dikur shkollat ​​e Zelandës së Re krenoheshin me rezultate të jashtëzakonshme të shkrim-leximit, por nivelet e leximit dhe shkrimit kanë rënë vitet e fundit deri në atë pikë sa disa studiues kanë frikë se ka një krizë serioze në shkolla.

Studiuesit nga shoqata bamirëse e Zelandës së Re, "Edukejshën Hab" paralajmëruan për një krizë të shkrim-leximit në vitin 2022, kur zbuluan se më shumë se një e treta e 15-vjeçarëve mezi dinin të lexonin dhe të shkruanin.

"Është e qartë se diçka duhet bërë për të trajtuar shkallën shqetësuese të ulët të shkrim-leximit në Zelandën e Re," paralajmëruan studiuesit.

Kryeministri Lukson tha se telefonat në shkolla do të ndalohen brenda 100 ditëve të tij të para në detyrë, duke miratuar një politikë që tashmë është testuar me rezultate të përziera në SHBA, Britani dhe Francë. sa/

Foto: EPA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR