• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lukashenko: Ushtarët bjellorusë janë vendosur përgjatë gjithë kufirit me Ukrainën

Lukashenko: Ushtarët bjellorusë janë vendosur përgjatë gjithë kufirit me Ukrainën

 Minsk, 18 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko deklaroi sot se Ukraina ka vendosur më shumë se 120.000 trupa përgjatë kufirit me Bjellorusinë dhe se si kundërpërgjigje Minsku ka dërguar formacione ushtarake përgjatë gjithë kufirit të saj, raportojnë mediat ruse.

 Lukashenko, i cili është aleat i presidentit rus Vladimir Putin, tha se kufiri midis Bjellorusisë dhe Ukrainës është  minuar "si kurrë më parë" dhe se ushtarët ukrainas do të pësonin humbje të mëdha nëse përpiqeshin ta kalojnë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR