• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lukashenko: Rusia transferoi armë taktike bërthamore në Bjellorusi

Lukashenko: Rusia transferoi armë taktike bërthamore në Bjellorusi

Minsk, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka thënë se Rusia ka përfunduar të gjitha dërgesat e armëve taktike bërthamore në vendin e tij, një veprim që po shkakton shqetësim serioz në Poloninë fqinje dhe vendet e tjera përreth.

Në samitin ekonomik në Shën Peterburg të vendeve të mbledhura rreth Rusisë, Lukashenko tha se dërgesat përfunduan në tetor, por nuk konkretizoi se sa koka bërthamore ishin transferuar nga Rusia në Bjellorusi ose ku ishin vendosur ato.

Ndryshe nga armët bërthamore strategjike të cilat janë termonukleare, të montuara kryesisht në raketat balistike ndërkontinentale mund të rrafshojë qytete të tëra dhe zona më të gjëra rreth tyre, armët taktike janë klasike atomike, kanë dukshëm më pak fuqi dhe janë të destinuara për përdorim në fushëbetejë. Megjithatë armët termonukleare prodhojnë rrezatim që nuk njeh kufij midis shteteve.

Rusia ka thënë më parë se do të mbajë kontrollin mbi armët taktike në Bjellorusi.

Lukashenko shtoi se qëllimi i vendosjes së këtyre armëve është të pengojë agresionin e mundshëm nga Polonia, anëtare e NATO-s kundër Bjellorusisë. si/

Foto: arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR