• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lukashenko nënshkroi dekret për thirrjen e 250 oficerëve rezervë për shërbim ushtarak

Lukashenko nënshkroi dekret për thirrjen e 250 oficerëve rezervë për shërbim ushtarak

Minsk, 10 mars 2023 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko nënshkroi dekret për thirrjen e oficerëve rezervë në shërbim ushtarak, bëri të ditur sot shërbimi  për shtyp i tij.

“Dokumenti parashikon që në vitin 2023 në forcat e armatosura do të rekrutohen deri 230 qytetarë të gjinisë mashkullore të moshës deri 27 vjeç, ndërsa në shërbimin  për roje kufitare deri në 20 persona që kanë përfunduar programet e duhura për trajnim për oficerët rezervë në repartet ushtarake ose fakultete, kanë  stazh ushtarak si oficer dhe janë të regjistruar në rezervë”, theksohet në kumtesë

Sipas pres shërbimit  të Lukashenkos, zbatimi i dekretit "do të rrisë nivelin e personelit të detyrave kryesore të oficerëve në forcat e armatosura dhe do të sigurojë trajnim cilësor të rezervës së mobilizimit".

Në kumtesë theksohet edhe se aktivitetet e parapara në dekret zbatohen në Forcat e Armatosura në bazë të planifikuar në  nivel vjetor. ar/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR