• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lukashenko: Mora informacione serioze për një përpjekje për të vrarë Prigozhinin, ai vetë më konfirmoi se Putini e kishte paralajmëruar

Lukashenko: Mora informacione serioze për një përpjekje për të vrarë Prigozhinin, ai vetë më konfirmoi se Putini e kishte paralajmëruar

Minsk, 26 gusht 2023 (MIA) – Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko deklaroi se paralajmëroi kreun e grupit paraushtarak "Vagner", Evgenij Prigozhin se është në rrezik të vritet.

"Herën e fundit që fluturuam për Emiratet, mora një informacion shumë serioz për një atentat ndaj Evgenij Prigozhin. Brenda dy orësh, ata gjetën ambasadorin rus në Emiratet dhe e thirrën tek unë, deklaroi Lukashenko, siç raporton agjencia bjelloruse Belta.

Ai shton se i ka përcjellë ambasadorit rus mesazhin e koduar për Vladimir Putinin dhe kreun e FSB-së, Aleksandar Bortnikov, "për një përpjekje për atentat ndaj Prigozhin".

Lukashenko shpjegoi se pas disa kohësh Prigozhin i konfirmoi se presidenti rus e kishte paralajmëruar se ishte kërcënuar me një përpjekje për atentat.

Presidenti bjellorus theksoi se nga ana e tij ai ka përmbushur gjithçka që i ka premtuar “Vagnerit", madje “më shumë se kaq”.

"Dje, me urdhërin tim, "Vagner" u kontaktua nga KGB-ja dhe mori mesazhin - "do të përmbushim gjithçka që është rënë dakord mes meje dhe Prigozhin", deklaroi presidenti bjellorus. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR