• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lukashenko: Mbrojtja ajrore bjelloruse ka shkatërruar dronë nga Ukraina që e kanë shkelur hapësirën ajrore

Lukashenko: Mbrojtja ajrore bjelloruse ka shkatërruar dronë nga Ukraina që e kanë shkelur hapësirën ajrore

Minsk, 10 gusht 2024 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, ka deklaruar sot se mbrojtja ajrore e Bjellorusisë, dje ka shkatërruar disa shënjestra në territorin e vet, që janë nisur prej Ukrainës dhe që besohet të kenë qenë dronë.

Ai nuk ka ofruar dëshmi se pajisjet kanë qenë ukrainase. As Ukraina nuk i ka komentuar këto pretendime.

Sipas Lukashenkos, “dhjetëra” caqe kanë shkelur hapësirën ajrore bjelloruse në rajonin lindor Mogilev, në kufi me Rusinë.

Për këtë arsye, Minsku e ka rritur shkallën e alarmit në nivelin më të lartë te forcat ajrore dhe forcat ajrore mbrojtëse.

Lukashenko ka thënë përmes një videoje të publikuar prej medias shtetërore, Belta, se, shënjestrat tjera “janë transferuar” në Rusi dhe më vonë janë shkatërruar rreth qytetit Jarosllav.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se ka identifikuar gjashtë dronë në rajonin Jarosllav. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR