• e premte, 27 dhjetor 2024

Lukashenko mbështet ndërtimin e centralit të dytë bërthamor në Bjellorusi

Lukashenko mbështet ndërtimin e centralit të dytë bërthamor në Bjellorusi

Minsk, 30 prill 2024 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko deklaroi se ende e mbështetë ndërtimin e qendrës së dytë bërthamore në vend, por deri tani autoritetet po e shqyrtojnë këtë vendim. 

"Tani për tani po mendojmë. Vërtetë dua të ndërtojë qendrën e dytë bërthamore", tha Lukashenko gjatë një udhëtimi pune në rajonin Mogilev, raportojnë mediat bjelloruse. 

Lukashenko theksoi se shoqëria bjelloruse "me sa duket tashmë e ka kapërcyer sindromën e post-Çernobilit" dhe vlerësoi se ishte shumë i shqetësuar kur e solli vendimin për ndërtimin e BelAEC.

Ai ishte i sigurt se ka vepruar me mençuri me ndërtimin e BelAEC, pavarësisht kritikave dhe presioneve nga Polonia dhe Lituania. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR