• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lukashenko konfirmoi se Prigozhin kishte mbërritur në Bjellorusi

Lukashenko konfirmoi se Prigozhin kishte mbërritur në Bjellorusi

Minsk, 27 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko konfirmoi se kreu i grupit paraushtarak rus "Vagner", Evgenij Prigozhin, ndodhet në Bjellorusi, njoftoi agjencia shtetërore bjelloruse BELTA.

Sipas Marrëveshjes së 24 qershorit, të arritur me ndërmjetësimin e Lukashenkos përfundoi rebelimi i "Vagner" në Rusi dhe Prigozhin u zhvendos në Bjellorusi. Ndërsa anëtarëve të “Vagner”-it u është ofruar integrimi në ushtrinë ruse.

BELTA raportoi gjithashtu se Lukashenko nuk do të kishte asgjë kundër të pasurit një njësi si "Vagner" në ushtrinë bjelloruse dhe obligoi Ministrin e Mbrojtjes Viktor Hrenikov të negocionte me Prigozhin në lidhje me këtë.

Më herët sot, avioni me Prigozhin u pa duke u larguar nga Moska dhe duke u ulur në Bjellorusi, dhe një zyrtar amerikan sugjeroi se ai po qëndronte në një nga hotelet e pakta në Minsk pa asnjë dritare.

Prigozhin nuk është parë në publik që kur u largua nga qyteti jugor rus i Rostov në Don të shtunën dhe urdhëroi mercenarët e tij të tërhiqen. sa/

foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR