• e hënë, 08 korrik 2024

Lukashenko: Forcat bjelloruse në gjendje të gatishmërisë

Lukashenko: Forcat bjelloruse në gjendje të gatishmërisë

Minsk, 16 maj 2023 (MIA) - Forcat ajrore të Bjellorusisë dhe mbrojtja kundërajrore janë në gjendje të gatishmërisë tashmë tre ditë, tha sot presidenti bjellorus Aleksandar Lukashenko.

"Që nga ngjarja në rajonin Brjanska para tre ditësh, kur ishin rrëzuar katër avionë, forcat tona janë në gjendje të gatishmërisë", tha Lukashenko, raporton agjencia Belta.

"Shumë shpesh bisedojmë për sigurinë e vendit, veçanërisht për situatën në hapësirën ajrore. Siç shoh, situata për momentin nuk është kritike. Megjithatë, ekzistojnë faktorë shqetësues", shtoi presidenti bjellorus. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR