• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lukashenko: Bjellorusia ka filluar të marrë armë bërthamore ruse

Lukashenko: Bjellorusia ka filluar të marrë armë bërthamore ruse

Minsk, 14 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko ka deklaruar sot se vendi i tij ka filluar të marrë armë bërthamore taktike nga Rusia, nga e cila disa janë tefish më të fuqishme nga bombat atomike të hedhura nga SHBA-ja në Hiroshima dhe Nagasaki në vitin 1995. Mbushjet bërthamore me rreze më të vogël, të cilat mund të përdoren në fushëbetejë, Moska i dërgon jashtë territorin rus për herë të parë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

"Kemi raketa dhe bomba që i kemi marrë nga Rusia", tha Lukashenko në një intervistë për televizionin shtetëror rus, transmetuar në kanalin Telegram të agjencisë bjelloruse të lajmeve Belta.

"Bombat janë tre herë më të fuqishme se ato të hedhura në Hiroshima dhe Nagasaki," shtoi ai.

Lukashenko, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, njoftoi të martën se armët bërthamore mund të mbërrijnë në Bjellorusi "brenda disa ditësh" dhe se vendi i tij ka infrastrukturën për raketa me rreze të gjatë veprimi nëse do të jetë e nevojshme.

Putin tha të premten se Rusia do të dërgojë armë, të cilat do të ruajë kontrollin, pasi Bjellorusia të përgatisë infrastrukturën e nevojshme. Të martën, Lukashenko theksoi se Bjellorusia ka disa vende për këtë që datojnë nga epoka sovjetike dhe ka restauruar pesë ose gjashtë prej tyre. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR