• e enjte, 26 dhjetor 2024

Luftimet në Sudan vazhdojnë edhe krahas arritjes së armëpushimit

Luftimet në Sudan vazhdojnë edhe krahas arritjes së armëpushimit

Kartum, 18 prill 2023 (MIA) - Luftimet në Sudan kanë vazhduar edhe sonte edhe krahas shpresave për ndërprerje të zjarrit të dakorduar më herët nga palët në konflikt, njofton DPA, duke u thirrur në dëshmitarë okularë dhe raporte të mediave.

Në Kartum ende dëgjohen shpërthime dhe të shtëna edhe pas orës 18, kur duhej të hynte në fuqi armëpushimi.

Përfaqësuesit e palëve në konflikt më herët gjatë ditës së sotme ranë në ujdi që të ndërpresin aktivitetet ushtarake për 24 orë.

Në postimin në Tuiter në orën 18:14, Forca paraushtarake për mbështetje të shpejtë akuzuan ushtrinë e Sudanit për "shkelje të armëpushimit e dakorduar me ndërmjetësim ndërkombëtar".

Zëdhënësi i KB-së tha se deri më tani organizata botërore nuk sheh "kurrfarë shenja se luftimet në Sudan janë ndalur".

Përshkallëzimi i papritur i luftimeve në Sudan detyroi shumë njerëz të fshihen për ditë të tëra në shtëpitë e tyre dhe ndërtesa publike, siç janë shkollat.

Sipas KB-së, mijëra njerëz janë pa qasje në ushqim dhe kujdes shëndetësor.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR