• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Luftime të ashpra në Ukrainën lindore, rusët sulmojnë gjithnjë e më shumë lokacione në Doneck

Luftime të ashpra në Ukrainën lindore, rusët sulmojnë gjithnjë e më shumë lokacione në Doneck

Kiev, 7 korrik 2024 (MIA) – Në 12 lokacione në lindje të Ukrainës vazhdojnë luftimet e ashpra, kumtuan mbrëmë në Kiev liderët ushtarakë ukrainas.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës deklaroi në raportin e tij të rregullt të mbrëmjes se "situata është më e keqja në zonën Pokrovskoe, megjithëse armiku ishte aktiv edhe në drejtim të Limanit dhe Kurakovës", transmeton Hina.

Tre qytetet e listuara ndodhen në rajonin Doneck të Ukrainës lindore, ku u zhvilluan 123 beteja gjatë ditës. Prej tyre, 41 janë kryer vetëm në zonën e Pokrovskës, ndërsa 19 sulme kanë ndodhur në afërsi të Limanit dhe 17 në afërsi të Kurakovës, shtohet në raportin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm, 29 sulme janë refuzuar në afërsi të Pokrovsk, por 12 beteja janë ende në vazhdim, dhe mbrojtësit po bëjnë gjithçka që munden për të stabilizuar situatën dhe për të parandaluar hyrjen e armikut në territorin ukrainas.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi dje se fshati Sokil u pushtua në këtë zonë.

Ushtria ukrainase kumtoi  se më shumë se 180 ushtarë rusë u vranë në zonën e Pokrovsk. Përveç kësaj, u shkatërruan edhe disa automjete ushtarake ruse, por ky informacion nuk mund të konfirmohet.

Për momentin nuk duket fundi i luftës. Ndër të tjera, Putini dëshiron që Ukraina të heqë dorë plotësisht nga territoret e Doneck, Lugansk, Herson, Zaporozhje dhe Krimea si kusht për t'i dhënë fund luftimeve. Kievi insiston në tërheqjen e plotë të Rusisë nga të gjitha territoret e pushtuara, duke përfshirë gadishullin e Krimesë në Detin e Zi, të cilin Moska e aneksoi ilegalisht në vitin 2014. Putin përsëriti të enjten se nuk do të shpallë armëpushim nëse Kievi nuk i përmbush parakushtet e tij. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR