• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lufta në Gazë i rriti dukuritë antisemite në të gjithë Evropën

Lufta në Gazë i rriti dukuritë antisemite në të gjithë Evropën

 Bruksel, 11 korrik 2024 (MIA) - Lufta në Gazë ka kontribuar në një rritje të thellë të veprimeve antisemite në Evropë, raportuan agjencitë e huaja, duke cituar një raport të Agjencisë për të Drejtat Themelore të Bashkimit Evropian.

 Hulumtimi është zbatuar midis janarit dhe qershorit të vitit 2023 dhe tregon se niveli i antisemitizmit në Evropë ishte i lartë edhe para fillimit të luftës në tetor, ndërsa informacioni i mbledhur nga 12 organizata të komunitetit hebre tregon një rritje të thellë, thuhet në raport.

 "Nga nëntori i vitit 2023, hebrenjtë janë viktima të antisemitizmit të fortë, ku disa organizata raportojnë rritje prej më shumë se 400 për qind", shtohet në tekst. 

 Tre nga katër hebrenj të anketuar thanë se ndjenjë se njerëzit i mbanin ata përgjegjës për veprimet e qeverisë në Izrael.

 Sipas hulumtimit, më shumë se tre të katërtat e të anketuarve ndonjëherë fshehin se janë hebrenj, ndërsa më shumë se një e treta shmangin pjesëmarrjen në ngjarje apo vende hebraike për arsye sigurie.

 Hulumtimi është zbatuar  në 13 shtete anëtare, të cilat përbëjnë 96 për qind të popullsisë hebreje, sipas shifrave të BE-së, sipas të cilëve tregojnë se numri i hebrenjve në Union është pak më shumë se një milion.

 Rreth 1.200 persona u vranë, ndërsa më shumë se 250 u morën peng në sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor nga anëtarë të organizatave radikale, sipas të dhënave izraelite. Më shumë se 38.000 persona u vranë në ofanzivën e vendit në Gatë, njoftuan autoritetet shëndetësore në Gazë. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 



QËNDRONI TË LIDHUR