• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pavarësia e mediave dhe gjyqësorit, kushte për përparimin e Malit të Zi në rrugën evropiane

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe pavarësia e mediave dhe gjyqësorit, kushte për përparimin e Malit të Zi në rrugën evropiane

Bruksel, 30 janar 2024 (MIA) - Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimi i lirisë së shprehjes dhe mediat dhe ndërtimi i një gjyqësori të pavarur dhe profesional janë reformat prioritare që Podgorica duhet t'i zbatojë Podgorica që të avancohet në procesin e anëtarësimit evropian, u përmbyll në Konferencën e 15-të Ndërqeveritare BE-Mali i Zi, e cila u zhvillua mbrëmë në Bruksel.

"Mali i Zi duhet të përparojë në rrugën e tij të qasjes. E përshëndesim përkushtimin e Qeverisë së re për t'i zbatuar reformat e nevojshme, dhe se BE-ja është e gatshme të ndihmojë vendin në këto përpjekje", deklaroi pas Konferencës ministrja belge e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale Kulturore Haxha Labib, e cila së bashku me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri Zhosep Borellin dhe eurokomisarin për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerimit Oliver Varheji, e udhëhoqi delegacionin e Unionit në takim.

 Delegacioni malazez, ndërkaq, e udhëhoqi kryeministri Milojko Spajiqi. 

Duket theksuar se deri tani janë hapur bisedimet për të 33 kapitujt e marrëveshjes për anëtarësimin e Malit të Zi në BE, prej të cilave tre janë të mbyllura përkohësisht, Unioni i përshëndeti hapat e Podgoricës, përfshirë edhe "hapat e fundit pozitive" të ndërmarra nga qeveria e sapoformuar malazeze dhe ambicia e saj për të përmbushur udhëzimet e përkohshme për sundimin e ligjit.

"BE-ja, gjithashtu, mirëpret shumë faktin që Mali i Zi ka respektuar plotësisht vendimet dhe deklaratat e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, përfshirë edhe masat restriktive, dhe inkurajon Malin e Zi të vazhdojë ta bëjë këtë", thekson Unioni.

Sipas Unionit, për progres të vazhdueshëm në procesin e anëtarësimit në BE, prioritet kyç mbetet përmbushja e udhëzimeve të përkohshme për sundimin e ligjit të përcaktuara në kapitujt 23 dhe 24, që është parakusht për mbylljen e përkohshme të kapitujve të mbetur.

"Mali i Zi duhet veçanërisht të kapërcejë mangësitë e mbetura në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lirinë e shprehjes dhe medias dhe t'i rivendosë, vazhdojë, të përshpejtojë dhe thellojë reformat për pavarësinë, profesionalizmin dhe përgjegjësinë e gjyqësorit", thekson BE-ja, duke shtuar se ritmi i procesit të negociatave do të varet nga progresi që do të bëjë Mali i Zi në zbatimin e reformave të nevojshme për përgatitjet e vendit për anëtarësim në Union.  qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR