Lu Shaje: Jam i tmerruar nga mënyra se si Trampi po i trajton aleatët në Evropë
- Përfaqësuesi Special i Kinës për Çështje Evropiane, Lu Shaje, tha sot se është i neveritur nga mënyra se si presidenti Donald Tramp i trajton aleatët në Evropë, duke shtuar se marrëveshja e paqes për Ukrainën nuk duhet të përcaktohet vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia.
- Post By Sara Ademi
- 16:40, 6 mars, 2025

Pekin, 6 mars 2025 (MIA) - Përfaqësuesi Special i Kinës për Çështje Evropiane, Lu Shaje, tha sot se është i neveritur nga mënyra se si presidenti Donald Tramp i trajton aleatët në Evropë, duke shtuar se marrëveshja e paqes për Ukrainën nuk duhet të përcaktohet vetëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia.
"Kur shikoni se si administrata e Trampit ka nisur një politikë arrogante dhe dominuese ndaj Evropës, duke i trajtuar aleatët e saj në këtë mënyrë, sinqerisht, nga perspektiva evropiane, është goxha e tmerrshme”, tha Lu.
"Unë besoj se miqtë evropianë duhet të mendojnë për këtë dhe të krahasojnë politikat e administratës së Trampit me politikat e qeverisë kineze. Ata do të shohin se qasja diplomatike e Kinës thekson paqen, miqësinë, vullnetin e mirë dhe bashkëpunimin midis dy palëve," shtoi ai.
Lu i bëri komentet në margjinat e një paneli diskutimi me diplomatë të tjerë të lartë gjatë sesionit vjetor të trupit më të lartë këshillues të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (CPPCC) në Pekin.
Ai foli edhe në bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë, duke theksuar se çdo proces paqeje duhet të përfshijë njohjen dhe pjesëmarrjen e të gjitha palëve përkatëse, duke përfshirë edhe vendet evropiane.
Zgjidhjet e ndryshme të propozuara duhet të jenë objekt diskutimi i barabartë, në vend që të diktohen nga disa të zgjedhur”, përfundoi ai. sa/
foto: EPA