• e premte, 25 tetor 2024

LSM: Tregtarët janë të pangopur, fillimisht i rritën, pastaj i ulën çmimet, Qeveria të ndërmerr masa më rigoroze

LSM: Tregtarët janë të pangopur, fillimisht i rritën, pastaj i ulën çmimet, Qeveria të ndërmerr masa më rigoroze

Shkup, 25 tetor 2024 (MIA) - Tregtarët janë të pangopur, sërish përpiqen të përfitojnë në kurriz të qytetarëve. Qeveria duhet të ndërmerr hapa më rigoroze, tha sot kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, duke i komentuar efektet e shportës së vjeshtës.

Siç theksoi Trendafilov, tregtarët e kanë shfrytëzuar periudhën kur masa për kufizim të marzheve është paralajmëuar, por fillimisht i shtrenjtuan çmimet, që pastaj kur masa hyri në fuqi, t'i ulin.

LSM-ja nuk pret shumë dhe nga Ligji për praktika jokorrekte tregtare, pse, sipas Trendafilovit, Inspektorati nuk mund t'i kontrollojë numrin e madh të tregtarëve. 

Është shqetësuese që krahas  rreziqeve me të cilat ballafaqohemi në vendet tona të punës, përballemi edhe me rreziqe kur vijmë dhe kthehemi nga puna. Fatkeqësisht, para dy javëve jetën e humb

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Dursmishi lidhur me Ligjin për praktika jokorrekte tregtare paralajmëroi dënime pas Vitit të Ri. Deri atëherë, tha do të shqiptohet vetëm vërejtje. Komisioni për mbrojtje nga konkurrenca do të ketë pesë anëtarë, ndërsa tre do të jenë pjesë e sektorit të veçantë, i cili do të merret vetëm me shkelje.

"Gjithsej 47 produkte nga shporta sindikale janë përfshirë me atë të vjeshtës. Për fat të keq, tregtarët e shfrytëzuan periudhën kur u shpall masa dhe i rritën çmimet, kështu që shporta sindikale në rubrikën e ushqimeve dhe pijeve për muajin shtator u rrit për rreth 750 denarë, ndërsa tani për muajin tetor është ulur për 960. denarë. Tregtarët ishin të pangopur, në kurrizin e punëtorëve po përpiqen të bëjnë sërish para. Çmimet e rritura në shtator i ulën ato vetëm në tetor dhe sërish mbetën me të njëjtin fitim. Unë besoj se qeveria duhet të ndërmarrë hapa më rigoroze për të parandaluar dukuri të tilla. Ne presim që të funksionojë kufizimi i marzheve me Ligjin për praktikat e padrejta të tregtisë, por performanca e Inspektoratit është e dobët, jo sepse nuk dëshiron, por sepse ka një numër shumë të vogël njerëzish për të kontrolluar një numër të madh të tregtarëve", theksoi kryetari i LSM-së.

Ai përmendi se Qeveria duhet ta kyç LSM-në në krijimin e masave të reja për kufizimin e marzheve.

"Dy të tretat nga ajo që Qeveria ka parashikuar është nga shporta minimale sindikale, ndërsa ne e llogarisim dhe e dimë më së miri çka nevojitet", theksoi Trendafilov. mb/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR