• e enjte, 26 dhjetor 2024

LSDM dhe partnerët e koalicionit formuan "Koalicion për të ardhme evropiane"

LSDM dhe partnerët e koalicionit formuan

Shkup, 27 mars 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot në hapësirat e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, me liderët e partnerëve të koalicionit nënshkroi marrëveshje koalicioni me çka formalisht u formua koalicioni parazgjedhor "Koalicioni për të ardhme evropiane", njoftoi shërbimi për informim i partisë. 

Marrëveshjen e koalicionit e nënshkruan LSDM, PRSD, PLD, Partia për Lëvizje të Turqve, Partia e Pensionistëve, RDM, VMRO PP, Lidhja Demokratike e Vllehëve në Maqedoni, POEN, Lidhja e Romëve në Maqedoni, E djathta, Partia për Prosperitet të Romëve, ADM, ndërsa marrëveshjes së koalicionit iu bashkëngjit edhe Lëvizja Republika e Re.

"Koalicioni për të Ardhmen Evropiane", siç thuhet, është plotësisht i përkushtuar në rrugën evropiane dhe ka plan të qartë për standard jetesor evropian, shtet të begatë dhe të zhvilluar, në të cilin funskionon demokracia, sundimi i drejtësisë, drejtësia sociale. Koalicioni angazhohet për një standard evropian të jetesës për qytetarët, rritje dhe zhvillim ekonomik përmes investimeve direkte dhe investimeve të huaja, përmes investimeve kapitale dhe infrastrukturore, por edhe përmes mbështetjes për kompanitë vendase, si dhe një jetë dinjitoze për pensionistët si postulatet bazë të aktiviteteve dhe fushatave parazgjedhore.

"Koalicioni fitues proevropian do ta formojë qeverinë e re proevropiane pas përfundimit të zgjedhjeve të ardhshme, do të jetë kryesuese në proceset e reformave dhe do të angazhohet për përfundimin e bisedimeve me BE-në deri në vitin 2028 dhe anëtarësimit deri në vitin 2030, përkundër 11 viteve izolim dhe bllokadë të cilat i ofron opozita", bëjnë të ditur nga LSDM. fc/

Foto/video: LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR