• e enjte, 26 dhjetor 2024

Loreta Gorgieva dhe Milazim Mustafa kanë dorëzuar dorëheqje nga Këshilli për ITK deri te ministri Lloga

Loreta Gorgieva dhe Milazim Mustafa kanë dorëzuar dorëheqje nga Këshilli për ITK deri te ministri Lloga

Shkup, 13 nëntor 2023 (MIA) - Anëtarët e Këshillit Gjyqësor, gjyqtarja Loreta Gorgieva dhe M-r Milazim Mustafa, dorëzuan dorëheqje deri te ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, dhe janë tërhequr nga anëtarësimi në Këshillin e ITK-së, pasi që e konsiderojnë pjesëmarrjen e tyre të mëtutjeshme në këtë organ si të papërshtatshme, kumtojnë nga Këshilli Gjyqësor.

"Këshilli i ITK-së veproi si ekip me kryetarin e tij Lazar Nanev dhe zëvendësen, prof. d-r Gordana Lazhetiq dhe prandaj konsideroj se nuk ka vend për pjesëmarrjen time të mëtutjeshme, thuhet në dorëheqjen e gjyqtares Georgieva, transmetojnë nga Këshilli

Në shpjegimin e dorëheqjes së m-r Mustafa, siç shtojnë, theksohet se pas shkarkimit të kryetarit të ITK-së nga Ministri i Drejtësisë Loga, dhe insinuatave të deklaruara për funksionim jo të mirë të Këshillit të ITK-së, si dhe pretendimeve të ministër resor për reformimin e Këshillit me të njëjtin emër, është e papërshtatshme të vazhdojë të jetë anëtar i këtij organi.

"Pavarësisht gjithçkaje, jam krenar që kam qenë anëtar i një organi që hodhi themelet dhe vendosi udhëzimet për drejtësinë digjitale dhe arriti të prezantojë mjete dhe shërbime që do të lehtësojnë aksesin e qytetarëve në drejtësi dhe autoritetet gjyqësore, duke rritur kështu besimin e gjyqësorit", thekson Mustafa.

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga javën e kaluar ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin dhe kryetarin e Këshillit për Koordinim të Teknologjisë Informatike dhe Komunikuese në Gjyqësor, Lazar Nanev, nga pozita e anëtarit të Këshillit për IKT dhe me këtë nga pozita e kryetarit të këtij organi.

“Kam dorëzuar shkresë në Këshillin Gjyqësor për hapjen e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë për punën e kryetarit të Gjykatës Themelore të Kavadarit, gjyqtarit Llazar Nanev”, deklaroi atëherë Loga.

Ai sqaroi se pas marrjes dhe analizimit të materialeve për seancën e Këshillit Gjyqësor ka konstatuar se materialet e dorëzuara përmbajnë pretendime të rënda për cenim të integritetit të gjyqtarit dhe evidentohet ekzistenca e një situate që shqetëson seriozisht dhe vë në pikëpyetje sigurinë ligjore të qytetarëve dhe të drejtën e garantuar për t'u gjykuar nga një gjyqtar i pavarur dhe i paanshëm.

Lloga, në konferencë për shtyp po ashtu informoi se ka iniciuar procedurë për hartimin e një rregulloreje të re për funksionimin e Këshillit të IKT-së në bazë të të cilit, siç paralajmëroi, do të formohet përbërja e re e këtij organi. ls/

Foto: Këshilli gjyqësor

 

QËNDRONI TË LIDHUR