• e enjte, 26 dhjetor 2024

Londra premtoi 3 milionë funta shtesë për financimin e Helmetave të Bardha për përpjekjet për kërkim dhe shpëtim në Siri

Londra premtoi 3 milionë funta shtesë për financimin e Helmetave të Bardha për përpjekjet për  kërkim dhe shpëtim në Siri

Londër, 9 shkurt 2023 (MIA) – Britania e Madhe premtoi 3 milionë funta shtesë (3.64 milionë dollarë) për financimin e Helmetave të Bardha për mbështetjen e operacioneve për  shpëtim dhe ndihmë urgjente në veriperëndim të Sirisë.

Britania e Madhe deri tani  ka dhënë gjithsej 3.8 milionë funta (4.62 milionë dollarë) për Helmetat e Bardha pas tërmetit.

"Duke pasur parasysh intensitetin e tërmeteve dhe vështirësitë  në qasjen në zonat e prekura në veriperëndim të Sirisë, Britania e Madhe do t'u sigurojë Helmetave të Bardha mjete shtesë për t'i ndihmuar  në operacionet e tyre kryesore për kërkim dhe shpëtim. Mbi 2.500 vullnetarë të Helmetave të Bardha janë përfshirë në përgjigjen në rreth 40 komunitete në Sirinë veriperëndimore", bëri të ditur Zyra Britanike për Punë të Jashtme, Komonvelti dhe Zhvillim.

Mbrojtja Civile Siriane, e njohur në mbarë botën si Helmetat e Bardha, është një organizatë vullnetare e personave humanitarë që veprojnë në pjesë të Sirisë dhe Turqisë gjatë konfliktit sirian. Dorëzimi i gjërave t nevojshme urgjente në zonat e prekura  nga tërmeti në veri të Sirisë është komplikuar nga lufta e zgjatur civile midis forcave opozitare dhe qeverisë siriane, të udhëhequr nga presidenti Bashar al Asad.

 Financimi nga Mbretëria e Madhe do të mbështesë projekte të tilla si "vlerësimi i sigurisë së ndërtesave, rihapja e rrugëve dhe rilidhja e shërbimeve komunale", bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.

"Helmetat e Bardha po luajnë një rol kritik dhe jetëshpëtues në Siri në rrethanat më të dëshpëruara pas tërmeteve", deklaroi lordi  Ahmad nga Vimbëldoni, sekretar britanik i shtetit për Lindjen e Mesme. “Prioriteti ynë kolektiv tani është të sigurojmë ndihmë për të shpëtuar jetën për ata që kanë më shumë nevojë. Helmetat e Bardha janë në vendosur më mirë për ta dorëzojnë në Sirinë veriperëndimore”, tha ai. ar/

 


 

 

QËNDRONI TË LIDHUR