• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Londra do ta udhëheq koalicionin për furnizimin e Ukrainës me dronë

Londra do ta udhëheq koalicionin për furnizimin e Ukrainës me dronë

Londër, 15 shkurt 2024 (MIA) - Autoritetet britanike sot publikuan se së bashku me Latvinë do ta udhëheqin koalicionin e vendeve përgjegjëse për organizimin e dërgesës së mijëra droneve në Ukrainë, të cilat vendit i nevojiten në luftën kundër pushtimit rus.

Gjatë vizitës në Kiev në janar, kryeministri britanik Rishi Sunak paralajmëroi rritje të ndihmës britanike, duke përfshirë edhe 200 milionë funta (230 milionë euro) për sigurimin e mijëra droneve ushtarake për armatën ukrainase.

Kjo ndihmë do të rezultojë me koalicion të udhëhequr nga Londra së bashku me Rigën, tha ministri i Mbrojtjes Grant Shaps para takimit të sotëm me kolegët e tij nga NATO në Bruksel.

Në këtë kontekst, Britania e Madhe do të organizojë prodhimin e droneve "në masë të madhe dhe me çmime të volitshme", paralajmëruan autoritetet britanike.

Qëllimi është të prodhohen FVP drone, të cilët u treguan si shumë efikase në terren.

Ato janë të pajisura me komplete për realitet virtual, ashtu që "pilotët" e tyre mund drejtpërdrejtë të shohin fotografi të vërteta nga terreni, si të jenë drejtpërdrejtë në aeroplan. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR