• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lokalizohet zjarri në ishullin e Kretës në Greqi

Lokalizohet zjarri në ishullin e Kretës në Greqi

Athinë, 7 prill 2024 (MIA) – Zjarri i madh pyjor që shpërtheu dje në afërsi të qytetit Ierapetra në pjesën juglindore të ishullit grek të Kretës është lokalizuar, pasi zjarrfikësit edhe gjatë natës vazhduan me shuarjen, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Siç kanë njoftuar nga shërbimi kundër zjarreve të Greqisë, kanë ndërhyrë 186 zjarrfikës me 12 ekipe këmbësorike, 38 automjete dhe katër helikopterë njëri prej të cilëve është për koordinim, ndërsa mbrëmë vonë në ishull kanë arrit dhe 17 zjarrfikës nga Athina.

Gjatë ditës së djeshme janë evakuuar banorët e katër vendbanimeve, ndërsa janë lënduar tre persona, ku një 74-vjeçar është shtruar në spital me djegie të rënda.

Nga ministria për kriza klimatike dhe mbrojtje civile të Greqisë kumtuan se dje, për 12 orë, pra nga ora 6 deri në orën 18 në vend kanë shpërthyer 71 zjarre pyjore, ndërsa ministri kompetent Vasilis Kikilas ka zhvilluar takim me një ekip të meteorologëve dhe Trupin koordinues me pjesëmarrjen e të gjithë të involvuarve për shkak të parashikimeve të erës së fuqishme në ditët në vijim në rajone të ndryshme të Greqisë, duke rezultuar me rrezik për paraqitje të zjarreve.

Paralelisht, sipas shërbimit kundër zjarreve të Greqisë, gjatë ditës së djeshme janë arrestuar tre persona për shkaktim të zjarreve në zona të ndryshme të vendit dhe janë shqiptuar gjoba prej 500 euro.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR