Lojd Ostin: Putini akoma mund ta shmangë luftën
Uashington, 22 shkurt 2022 (MIA) – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin deklaroi se Vlladimir Putini megjithatë mund ty ndryshojë kursin e Rusisë dhe ta shmangë luftën.
Në fjalimin në Pentagon para takimit me ministrin ukrainas të Punëve të Jashtme, Dimitrij Kuleba, Ostin tha se SHBA-ja "është e sinkronizuar" me aleatët e saj "që të tentojnë të gjejnë mënyrë të shmangin konflikt të mëtejmë".
"Zoti Putini akoma nuk mund të shmangë luftë të madhe dhe tragjike nëse vendosë ta bëjë këtë", shtoi Ostin.
Ai tha se "invazioni i fundit" i Ukrainës e rrezikon "paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ukrainës dhe të bashkësisë transatlantike".