• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Llukashenko kërcënohet me përdorimin e armës bërthamore

Llukashenko kërcënohet me përdorimin e armës bërthamore

Minsk, 27 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko, deklaroi se Bjellorusia do të përdor armë bërthamore nëse sulmohet nga NATO, njofton agjencia ruse e lajmeve TASS.

"Sulmi ndaj Bjellorusisë është hyrje në Luftën e tretë botërore", deklaroi Llukashenko, duke shtuar se kufijtë e shtetit janë linja e kuqe dhe "çdo shkelje do të ketë përgjigje momentale".

Sipas Llukashenkos, presidenti rus Vlladimir Putin e ka konfirmuar pohimet e tij me ndryshimet e fundit të doktrinës bërthamore ruse. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR