• e enjte, 26 dhjetor 2024

Llukarevska nga Shtipi: Obligohemi për pension minimal prej 20.000 denarëve dhe pension mesatar prej 30.000 denarëve

Llukarevska nga Shtipi: Obligohemi për pension minimal prej 20.000 denarëve dhe pension mesatar prej 30.000 denarëve

Shtip, 19 prill 2024 (MIA) - E pranova sfidën të jem bartëse e listës në Njësinë zgjedhore tre, sepse besoj në politikat e drejta të LSDM-së, thekksoi n[ konferencën e sotme për shtyp në Shtip, Sanja Llukarevska, bartëse e listës së deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit të partnerëve në NJZ 3.

Theksoi se si parti dinë të sjellin vendime të guximshme dhe të menduara, ndërsa siç thotë, atë edhe e kanë treguar.

Theksoi se janë rritur rrogat dhe pensionet, ndërsa LSDM do ta mbrojë edhe dinjitetin e pensionistëve, sepse siç tha Llukarevska, ata janë prindërit tanë, mburoja jonë, mbështetje kur është më rëndë.

"Prandaj obligohemi për pension minimal prej 20.000 denarëve, ndërsa pensioni mesatar do të jetë 30.000. Pensionet do të harmonizohen çdo janar dhe qershor në mënyrë sistematike. pensionistët nuk dotë varen nga mëshira e dikujt, gjithçka e kanë merituar dhe punuar", tha Llukarevska.

Vërejti se nevojitet edhe qasje më e madhe për Shtëpitë për persona të moshuar, për çka është paraparë ndërtimi i 12 Shtëpive të reja në vend. Llukarevska porositi të qëndrojmë së bashku, në mënyrë që të vazhdojmë të jetojmë me dinjitet, siç e meritojmë në Maqedoninë tonë evropiane. ab/

Fotо: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR