• e enjte, 26 dhjetor 2024

Llukarevska: Kongresi i shtyrë do të mbahet deri më 30 qershor

Llukarevska: Kongresi i shtyrë do të mbahet deri më 30 qershor

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Zëvendës kryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska sot theksoi se Kongresi i shtyrë llogaridhënës i partisë, i cili filloi dje e më pas u shty, duhet të jetë i përfunduar deri më 30 qershor, përkatësisht para zgjedhjeve brendapartiake për kryetar të ri.

"Konsideroj se duhet të kemi vazhdim për një kohë shumë të shkurtë. Është një grup i posaçëm i cili punon në kongresin llogaridhënës. Atje krahas raportit, kemi shumë pika të tjera në rend dite për të diskutuar. Vetëm një gjë mund ta them - Kongresi i LSDM-së është parim demokratik dhe atje secili delegat mund të thotë atë[ që[ e mendon dhe shpresoj se atje do të ketë më pak kritikues, e më shumë kritikë qëllim-mirë", tha Llukarevska në "Studio 10" në TV24.

Në pyetjen nëse kongresi i djeshëm i LSDM-së është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit sepse nuk kishin ardhur përfaqësuesit e klubeve komunale, Llukarevska theksoi se për të arritur deri tek ajo nëse ka pasur kuorum të kongresit apo nuk është dashur të mblidhet komisioni verifikues. Ajo theksoi se ata nuk arritën deri tek ajo pikë e kongresit.

Ajo potencoi se është e zakonshme së pari të flasë kryetari i partisë, gjë të cilën kryetari i deritanoshëm Dimitar Kovaçevski edhe e bëri. Në komentin e njërit prej kandidatëve për kryetar të partisë Jovan Despotovski, se është precedent të ndërpritet kongresi dhe se asnjëherë deri më tani kjo nuk ka ndodhur, Llukarevska thotë se çdoherë ka pasur delegatë të cilët nuk kanë ardhur në kongres, por sipas saj, kjo nuk është arsyeja për ndërprerjen e kongresit.

Коngresi i djeshëm i 29-të i LSDM-së u ndërpre pasi që kryesitë e organizatave komunale kërkuan kohë shtesë për përgatitje të raporteve për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Nga partia theksuan se Kongresi i LSDM-së do të vazhdojë pasi që organizatat komunaëe do të deklarohen për Raportin për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, ndërsa termini do të caktohet plotësisht.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake për kryetar të ri të LSDM-së do të mbahen më 30 qershor. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR