• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lloga: Na nevojitet Kod i ri zgjedhor, numri i njësive zgjedhore është problemi më i vogël

Lloga: Na nevojitet Kod i ri zgjedhor, numri i njësive zgjedhore është problemi më i vogël

Shkup, 27 mars 2023 (MIA) - Neve na nevojitet një Kod i ri zgjedhor, numri i njësive zgjedhore është problemi më i vogël, deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Krena Lloga.

Në brifingun me media Lloga tha se nëse nuk ka marrëveshje për ndryshim të Kodit zgjedhor, mbetet zgjidhja ekzistuese me gjashtë njësi zgjedhore.

"Kjo është e qartë. Nëse jo kjo, të paktën t'i kemi rekomandimet e OSBE/ODIHR", deklaroi Lloga.

Lloga shtoi se edhe qëndrimi i partisë së tij, Aleanca për Shqiptarët është që vendi të ndahet në tetë njësi zgjedhore dhe rregullat zgjedhore të jenë konform metodologjisë së BE-së. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR