• e premte, 27 dhjetor 2024

Lituania, në prag të Samitit të NATO-s, cak i sulmeve kibernetike

Lituania, në prag të Samitit të NATO-s, cak i sulmeve kibernetike

Vilnus, 10 korrik 2023 (MIA) - Lituania, një ditë para Samitit të NATO-s në Vilnus, është cak i sulmeve kibernetike, kumtuan autoritetet e shtetit baltik.

Sulmet kibernetike ishin të kahëzuara drejt ueb-faqeve të qytetit Vilnus, përfshirë informatat turistike dhe aplikacionin për transport publik.

Qendra nacionale lituaneze për siguri kibernetike kumtoi se po bashkëpunon me agjencitë zbuluese dhe policinë, si dhe me partnerët e huaj.

Qendra kumtoi se dje ka marrë raport për dy incidente kibernetike, përfshirë edhe sulm të hakerëve ndaj një radio-stacioni rajonal. Puna e atij stacioni ishte ndërprerë me distribuimin e dezinformatave për NATO-n dhe Ukrainën.

Edhe operatori lituanez i telekomunikimeve Telia sot njoftoi se ka pasur sulme nga hakerët ndaj institucioneve lituaneze dhe ndërmarrjeve publike përmes rrjetit Telegram.

Lituania nesër dhe të mërkurën do të jetë nikoqire e Samitit të NATO-s. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR