• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lista serbe shpalli tre ditë zie për tre serbët e vrarë në veri të Kosovës

Lista serbe shpalli tre ditë zie për tre serbët e vrarë në veri të Kosovës

Prishtinë, 26 shtator 2023 (MIA) - Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista serbe, shpalli tre ditë zie për vdekjen e tre serbëve, të cilët u vranë në Banjskë të dielën, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Përmes faqes së vet në Fejsbuk, partia e quajti ngjarjen tragjike.

Sipas kumtesës, "në komunat me shumicëserbe në territorin e Kosovës do të anulohen të gjitha ngjarjet argëtuese të organizuara nga organet dhe institucionet e vetëqeverisjes lokale, ndërsa flamujt e Serbisë do të jenë në gjysmë shtizë".

"Në emër të Listës serbe dhe popullit serb në Kosovë shprehim ngushëllime të thella për familjet e viktimave, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë rikuperim të shpejtë", thuhet në kumtesën e LS-së.

Një grup prej 30 personave të armatosur dhe të maskuar, herët në mëngjes më 24 shtator vranë një polic dhe plagosën edhe një tjetër në fshatin Banjskë, në veri të Kosovës. Në aksionin që pasoi të njësive speciale të Policisë së Kosovës u vranë katër nga sulmuesit dhe u arrestuan gjashtë të tjerë. Anëtarët e tjerë të grupit, mes të cilëve kishte edhe të plagosur, fillimisht u strehuan nël manastirin ortodoks në Banjskë, e më pas ikën në Serbi, kumtuan burimet zyrtare në Kosovë. ia/

 

QËNDRONI TË LIDHUR