• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lista serbe për bojkotin e zgjedhjeve lokale: Mosbesimi i serbëve të Kosovës ndaj Kurtit është betonuar

Lista serbe për bojkotin e zgjedhjeve lokale: Mosbesimi i serbëve të Kosovës ndaj Kurtit është betonuar

Prishtinë, 23 mars 2023 (MIA) - Lista Serbe kumtoi sot se vendimi për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në veri të Kosovës është “pasojë e dhunës së vazhdueshme institucionale ndaj serbëve nga  Albin Kurti”.

"Në kumtesë, Lista serbe rikujton se nuk janë plotësuar kërkesat që i kanë vënë si kusht për kthimin në institucionet e Kosovës, themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) dhe tërheqjen e të gjitha njësive speciale nga veriu i Kosovës.

Ata akuzuan Kurtin se “përkundër marrëveshjes së Brukselit” ka penguar përdorimin e targave KM dhe në këtë mënyrë “ia ka hequr popullit serb të drejtën e lëvizjes së lirë”.

"Lista Serbe në përputhje me qëndrimet e qytetarëve që  i përfaqësojnë me vite të tëra, ka vendosur që të mos marrë pjesë në këto zgjedhje. Mosbesimi që serbët ndjejnë ndaj Kurtit është betonuar nga lëvizjet e tij të fundit”, thuhet në deklaratë.

Zgjedhjet lokale në katër komuna në veri të Kosovës janë shpallur më 23 prill, ndërsa dje ka skaduar afati për regjistrimin e partive dhe kandidatëve. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR