• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lira turke ra në vlerën më të ulët kundrejt dollarit

Lira turke ra në vlerën më të ulët kundrejt dollarit

Ankara, 3 janar 2023 (MIA) - Lira turke e ka arritur nivelin më të ulët të historisë kundrejt dollarit amerikan dhe dje u këmbye me 29.70 lira për një dollar.

Ekonomisti Alatin Aktash deklaroi për gazetën e përditshme "Xhumhuriet" (Cumhurriyet) se pritet që kursi i këmbimit të dollarit të rritet në rreth 40 lira për dollar këtë vit.

Inflacioni në Turqi në nëntor arriti 61,98 për qind, njofton Fena. 

Instituti turk për statistika pritet që sot t'i publikojë të dhënat zyrtare për inflacionin e vitit 2023.

Banka Qendrore e Turqisë në dhjetor rriti normën e saj bazë të interesit me 250 pikë bazë në 42.5 për qind në një përpjekje për të parandaluar zhvlerësimin e lirës dhe për të zbutur inflacionin e vazhdueshëm të lartë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR