Lipovski: Çekia nuk sheh problem që Ukraina ta sulmojë Rusinë me municionin që ia dërgoi
- Shefi i diplomacisë çeke Jan Lipovski sot deklaroi se vendi i tij nuk ka "kurrfarë problemi"me atë që Kievi përdor municion të siguruar nga Praga për të sulmuar objektiva në territorin rus.
- Post By Sara Ademi
- 15:09, 30 maj, 2024
Pragë, 30 maj 2024 (MIA) - Shefi i diplomacisë çeke Jan Lipovski sot deklaroi se vendi i tij nuk ka "kurrfarë problemi"me atë që Kievi përdor municion të siguruar nga Praga për të sulmuar objektiva në territorin rus.
"Çekia nuk ka problem me atë që Ukraina të mbrohet nga agresori", deklaroi Lipovski para takimit të ministrave të NATO-s në kryeqytetin e Çekisë.
Kjo i përfshin edhe "sulmet që duhet të kryhen detyrimisht në territorin rus", vazhdoi Lipovski.
"Ky është rregulli për dërgesën nga Çekia", shtoi shefi i diplomacisë çeke.
Ministrat e Mbrojtjes të Bashkimit Evropian paraprakisht të martën nuk arritën konsensus rreth asaj t'i lejohet Ukrainës të përdorë armë perëndimore për sulmet në territorin rus, që për presidentin rus Vlladimir Putin është "luajtje me zjarr".
Anëtarët e BE-së tashmë u pajtuan në mënyrë kolektive të sigurojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën. Dhe derisa disa vende sigurojnë armë për vendin e goditur nga lufta me kërkesa minimale, të tjerët e bëjnë këtë nën kushtin që armët të përdoren vetëm në territorin ukrainas.
Kievi pretendon se duhet të sulmojë Rusinë sepse po sulmon Ukrainën nga territori i saj. sa/
foto: Arkivi i MIA-s