Limoni më i shtrenjtë kultivohet në Shqipëri
- - Lloji më i shtrenjtë i limonit në botë kultivohet në qytetin e Lushnjës. Lloji „Citrus australasica“ i cili njihet me emrin "limoni haviar" ose "limon gisht" (caviar lime', 'finger lime'), me prejardhje e tij nga Australia dhe shitet nga 87 euro për kilogram me porosi në restorantet e njohura në Evropë, njoftoi Radiotelevizioni i Shqipërisë.
- Post By Fitore Curri
- 13:38, 6 mars, 2023
Tiranë, 6 mars 2023 (MIA) - Lloji më i shtrenjtë i limonit në botë kultivohet në qytetin e Lushnjës. Lloji „Citrus australasica“ i cili njihet me emrin "limoni haviar" ose "limon gisht" (caviar lime', 'finger lime'), me prejardhje nga Australia dhe shitet nga 87 euro për kilogram me porosi në restorantet e njohura në Evropë, njoftoi Radiotelevizioni i Shqipërisë.
Zona e Lushnjës është e vetmja deri më sot në Shqipëri ku lloji i veçantë i këtij limoni i janë përshtatur klimes dhe tokës. Fermeri Klodian Hida ka nisur kultivimin pesë vite më parë në tokat e Fiersheganit të këtij lloji unik në Shqipëri. Aktualisht fidanët që mbolli lëshuan frutat e para të këtij limoni të rrallë dhe për Klodin dhe familjen e tij, kjo ishte diçka e paimagjinueshme. Ai ka mbjellë 270 rrënjë nga tri nënllojet .Tregu i huaj si Italia dhe Franca janë dy shtetet ku ky produkt është shumë i kërkuar.
Ky lloj unik, ka formë të stërgjatur dhe aromë shumë të fortë. Tuli i këtij limoni përmban kokrriza të vogla, që janë të forta dhe kur konsumohen të japin ndjesinë e freskisë. Në dallim nga limonat tradicionale ky limon nuk shtrydhet e nuk nxjerr leng, por kokrra.
Resorantet tona ende nuk e përdorin këtë per shkak të çmimit të lartë që ka në treg. fc/