Ligji i ri që lehtëson marrjen e nënshtetësisë gjermane nga sot hyn në fuqi
- - Në Gjermani sot hyn në fuqi ligji i ri që lehtëson marrjen e nënshtetësisë gjermane, njoftoi DPA.
- Post By Fami Bajrami
- 08:37, 27 qershor, 2024
Berlin, 27 qershor 2024 (MIA) - Në Gjermani sot hyn në fuqi ligji i ri që lehtëson marrjen e nënshtetësisë gjermane, njoftoi DPA.
Reforma e ligjit për nënshtetësinë, e cila ishte nxitur nga koalicioni qeverisës tripartiak gjerman, i jep mundësi personit të bëhet shtetas gjerman, ndërsa në të njëjtën kohë ta mbajë nënshtetësinë e vendit të origjinës. ndërsa në ndërkohëtë ruajë nënshtetësinë e vendit nga e cila e ka origjinën. Deri më tani, ruajtja e nënshtetësisë së vendit të origjinës ishte e mundur vetëm për shtetasit e vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
Sipas ndryshimeve ligjore të cilët hyjnë në fuqi, personat të cilët plotësojnë të gjitha kushtet e tjera mund të aplikojnë për nënshtetësi gjermane pas pesë vitesh qëndrimi në Gjermani. Deri më tani, kërkesa ishte tetë vjet qëndrim.
Fëmijët që kanë lindur në Gjermani nga prindër të huaj do të marrin nënshtetësinë gjermane nëse njëri prind ka banuar ligjërisht në territorin gjerman për pesë vjet.
Nëse kërkuesi për nënshtetësi tregon "arritje të veçanta në integrim", siç janë performancat veçanërisht të mira në punë ose shkollë ose tregon shkallë të lartë të përkushtimit social, ai mund të marrë nënshtetësi pas tre vjet qëndrimi në Gjermani.
Përveç asaj, gjermanët të cilët dëshirojnë të marrin nënshtetësinë e një vendi tjetër nuk do të kenë më nevojë për leje të veçantë nga autoritetet gjermane. rq/fc/
Foto: arkivi i MIA-s