• e shtunë, 23 nëntor 2024

Liga Arabe: Transferimi i detyruar i popullatës në Gazë është krim

Liga Arabe: Transferimi i detyruar i popullatës në Gazë është krim

Kajro, 13 tetor 2023 (MIA) - Urdhëri i Izraelit për palestinezët që ta evakuojnë pjesën veriore të Rripit të bllokuar të Gazës është "transfer i detyruar", që paraqet "krim", tha sot shefi i Ligës Arabe, Ahmed Abul Geit.

Sekretari i përgjithshëm i trupit pan-arab në një letër dërguar kreut të KB-së, Antonio Guteresh, gjithashtu akuzoi Izraelin se ka kryer "një akt të tmerrshëm të hakmarrjes... ndëshkim të civilëve të pafuqishëm në Gazë", në vend të "operacionit të planifikuar ose të analizuar usharak", për të "çrrënjosur militantët e Hamasit për shkak të sulmeve të tyre vdekjeprurëse në territorin izraelit". rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR