• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lideri ushtarak sudanez Burhan premtoi fitore vendimtare

Lideri ushtarak sudanez Burhan premtoi fitore vendimtare

Kartum, 29 gusht 2023 (MIA) - Lideri ushtarak sudanez, Abdel Fatah al-Burhan i rrëzoi shpresat për bisedime, për vënien fund të luftës disamujore, duke i dënuar forcat paraushtarake rivale për mbështetje të shpejtë (RSF) si "tradhtarë" dhe premtoi fitore vendimtare në fjalimin para ushtarëve, transmeton Fena.

Miliona njerëz u dëbuan nga shtëpitë e tyre, ndërsa kriza humanitare eskaloi pasi që në prill filluan përleshjet mes armatës dhe RSF-së.

Negociatat e vazhdueshme nuk arritën t'i ndalojnë luftimet tërësisht.

"Ne nuk bëjmë marrëvehsje me tradhtarë, nuk bëjmë marrëveshje me ndonjërin i cili e ka tradhtuaar popullin sudanez", u tha Burhan, i cili është shef i Armatës, ushatrëve në bazën ajrore Flamingo në Port Sudan në Detin e Kuq.

Fjalimi i tij erdhi një ditë pasi që lideri i RSF-së shprehi transparencë për bisedime dhe ndërprerje afatgjate të zjarrit, dhe disa ditë pasi që Burhan doli nga kryeqyteti Kartum për herë të parë pas shpërthimit të luftës.

Burhan filloi shëtitje në bazat e rajoneve ushtarake dhe pritet të udhëtojë në Arabinë Saudite dhe Egjipt.

"Ne ia përkushtojmë tërë kohën tonë kësaj lufte për t'i dhënë fund kësaj kryengritje", tha Burhan, duke premtuar fitore të shpejtë dhe vendimtare, duke i përsëritur deklaratat paraprake të kryesisë ushtarake.

Ai shtoi se "RSF janë plotëtisht të rraskapitur" dhe mohoi se ushtarët e tij morën çfaërdo lloji të ndihmës së huaj.

Të dyja fuqitë e ndajnë pushtetin pas rrëzimit të Omar al-Bashirit në vitin 2019 dhe akuzohen mes veti për fillim të luftës, e cila shpërtheu për shkak të planeve për integrim të trupave të tyre në një fuqi si pjesë e tranzicionit drejt demokracisë. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR