• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Lideri koreanoverior u kërcënua me armë bërthamore nëse sulmohet sovraniteti i vendit

Lideri koreanoverior u kërcënua me armë bërthamore nëse sulmohet sovraniteti i vendit

Phenian, 4 tetor 2024 (MIA) – Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong-un, ka thënë se vendi nuk do të hezitojë të përdorë të gjitha forcat sulmuese të disponueshme, përfshirë ato bërthamore, nëse armiku përpiqet të kërcënojë sovranitetin e tij, njoftoi agjencia koreanoveriore e lajmeve KCTA.

Kim e kritikoi presidentin koreanojugor Jun Suk – Jol për kërcënimet e dërguara ndaj Koresë së Veriut, duke thënë se ato tregojnë se kush e rrezikon sigurinë dhe paqen rajonale.

KCTA transmeton se Kim i ka bërë këto komente gjatë stërvitjes ushtarake të njësive speciale. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR