• e martë, 24 dhjetor 2024

Lideri i ri i Sirisë u takua me një delegacion amerikan në Damask

Lideri i ri i Sirisë u takua me një delegacion amerikan në Damask

Damask, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Delegacioni amerikan, i cili ishte për vizitë në Damask, sot pati takim me liderin e ri sirian, Ahmad al-Shareh, emri ushtarak i të cilit ishte Abu Mohamed al-Golani, deklaroi një burim i afërt me autoritetet e reja siriane.

"Takimi u zhvillua dhe ishte pozitiv. Dhe rezultatet do të jenë pozitive", tha përfaqësuesi anonim.

Ky është kontakti i parë midis liderëve të rinj të SHBA-së dhe Sirisë, të cilët morën pushtetin pas rrëzimit të presidentit Bashar al-Asad më 8 dhjetor.

Delegacioni amerikan më herët sot kumtoi e konferenca për shtyp në Damask u anulua për shkaqe sigurie. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR