• e enjte, 26 dhjetor 2024

Lideri i opozitës së Koresë së Jugut Li Xhae Mung lëndohet në një sulm

Lideri i opozitës së Koresë së Jugut Li Xhae Mung lëndohet në një sulm

 Seul, 2 janar 2024 (MIA) -  Lideri i opozitës së Koresë së Jugut, Li Xhae Mung, u godit me thikë gjatë një paraqitjeje publike.

 Incidenti ndodhi kur Li u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës  në kantierin e ndërtimit për një aeroport të ri në ishullin juglindor të Gadeok. Ishulli është pjesë e metropolit bregdetar Busan.

 "Ai ra në tokë me një plagë të gjakosur në qafë", publiukuan transmetuesit e Koresë së Jugut. Ai u dërgua në spital pasi iu dha ndihma e parë në vendin e ngjarjes.

 Media Koreane raportuan se politikani ishte i vetëdijshëm. Sulmuesi i dyshuari arrestohet në vendin e ngjarjes.

 Li u mposht nga afër nga presidenti Jun Suk Jeon në zgjedhjet presidenciale në mars të vitit  2022.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR