• e premte, 27 dhjetor 2024

Lideri i opozitës koreanojugore është operuar dhe është me vetëdije pas sulmit me thikë në qafë

Lideri i opozitës koreanojugore është operuar dhe është me vetëdije pas sulmit me thikë në qafë

Seul, 2 janar 2023 (MIA) - Lideri i Partisë Demokratike koreanojugore opozitare, Li Xhae Mjung, i cili është therrë me thikë në qafë gjatë vizitës në qytetin jugor Busan, është operuar, po rikuperohet në kujdes intensiv dhe është me vetëdije.

Zëdhënësi i partisë Kvon Çil-seung deklaroi se Li (59) është operuar në Spitalin nacional universitar në Seul, ku është dërguar me helikopter menjëherë pas sulmit.

I dyshuari, i cili ka mbajtur kurorë letre me emrin e Li, i është afruar dhe i ka kërkuar autograf ndërsa Li ishte për vizitë në kantier ndërtimi në aeroportin e ri me një grup mbështetësish dhe gazetarë. Pastaj ka kërcyer dhe e ka sulmuar.

Kvon tha se mjekët dyshojnë se është dëmtuar vena jugulare (ajo shkon nga koka, më poshtë nëpër qafë dhe në pjesën jugore të kraharorit).

Sulmuesi është mposhtur shpetë, ndërsa funksionari policos në Busan ka thënëse ka përdorur thikë të gjatë 18 centimetea të blerë në Internet.

Ai shtoi se sulmuesi, identitetin e të cilit nul e fshehu, ka lindiur në vitin 1957 dhe deklaroi se motivi po hetohet.

Presidenti koreanojugor Jun Sukjul e dënoi sulmin.

"Një dhunë e tillë nuk guxon kurr të tolerohet nën asnjë rrethanë", tha ai. mb/

Foto: X
 

QËNDRONI TË LIDHUR