• e shtunë, 23 nëntor 2024

Lideri i opozitës gjermane CDU, Fridrih Merc, hodhi poshtë mundësinë e koalicionit me AfD-në në Saksoni dhe Turingi

Lideri i opozitës gjermane CDU, Fridrih Merc, hodhi poshtë mundësinë e koalicionit me AfD-në në Saksoni dhe Turingi

 Berlin, 4 shtator 2024 (MIA) - Lideri i partisë opozitare gjermane Unioni Kristian - Demokratik (CDU), Fridrih Merc, sot e hodhi poshtë mundësinë për bashkëpunim me Alternativën për Gjermaninë (AfD), pak ditë pasi kjo parti e ekstremit të djathtë befasoi vendin me rezultate rekord në dy votimet rajonale, raporton DPA-ja. 

 "Nuk do të ketë koalicion me AfD-në, nuk do të ketë bashkëpunim me AfD-në", deklaroi Merc në intervistën për DPA-në, të dhënë dje në Berlin. 

 Në votimin e së dielës në provincën gjermane lindore Saksonisë, CDU mundi ngushtë AfD-në dhe ishte e dyta pas AfD-së në Turinginë fqinje.

 DPA-ja njoftoi se për herë të parë pas humbjes së nazistëve në Luftën e Dytë Botërore, partia e ekstremit të djathtë fitoi zgjedhjet në një provincë të Gjermanisë.

 Politikanët në dy provinca tani po përballen me bisedime të vështira disajavore rreth koalicionit të mundshëm, me të gjitha partitë që tashmë refuzojnë marrëveshjet me AfD-në. 

 Qeveritë e reja në Saksoni dhe Turingi me gjasa do të mbështeten në mbështetjen e CDU-së dhe të sapoformuarën "Aleanca Sarah Vagenkneht (ASV), e cila kundërshton ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe vendosjen e raketave amerikane në Gjermani.

 Bisedimet e koalicionit, megjithatë, mund të komplikohen më tej nga kundërshtimi i gjatë i CDU-së ndaj partisë së Majtë të linjës së ashpër, pasardhës i ish-partisë në pushtet në Gjermaninë Lindore komuniste. Vetë Vagenkneht ishte një anëtare e rangut të lartë të "E Majtës" përpara se të krijonte partinë e saj.

 Partia e Majtë edhe më tej mbetet e fortë në Turingi dhe mund të jetë kyçe në mbajtjen e AfD-së jashtë pushtetit, por Merc deklaroi se refuzimi i CDU-së për të punuar me AfD-në "vlen edhe për të majtën". qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR