Lideri i Koresë së Veriut Kim Xhong-un ka kritikuar ashpër kryeministrin për një reagim joadekuat ndaj përmbytjeve.
- Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong-un, ashpër i ka kritikuar kryeministrin Kim Tok-Hun dhe funksionarët e tjerë të lartë për, siç tha, reagimin e tyre të papërgjegjshëm ndaj përmbytjeve të fundit të tokës së përpunueshme përgjatë bregut perëndimor të vendit, theksohet në raportet e Agjencia Koreano-Veriore KCNA, transmeton Beta.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:10, 22 gusht, 2023
Phenian, 22 gusht 2023 (MIA) - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong-un, ashpër i ka kritikuar kryeministrin Kim Tok-Hun dhe funksionarët e tjerë të lartë për, siç tha, reagimin e tyre të papërgjegjshëm ndaj përmbytjeve të fundit të tokës së përpunueshme përgjatë bregut perëndimor të vendit, theksohet në raportet e Agjencia Koreano-Veriore KCNA, transmeton Beta.
Përmbytjet e verës në Korenë e Veriut shpesh shkaktojnë dëme të mëdha në tokën bujqësore për shkak të kullimit të dobët të tokës dhe shpyllëzimit. Ekspertët thonë se kritikat e Kimit ndaj funksionarëve të lartë me siguri kanë për qëllim ta hedhin fajin për problemet ekonomike të vendit dhe pasigurinë ushqimore, ose mund të nënkuptojnë se ai po planifikon një ndryshim të udhëheqësisë së lartë.
Kimi dje e vizitoi zonën bregdetare perëndimore, ku uji i detit shkatërroi së fundmi një pendë, duke përmbytur më shumë se 270 hektarë fusha orizi. Pas shqyrtimit të situatës, Kimi i akuzoi personat zyrtarë për "neglizhencë shumë të papërgjegjshme të detyrës".
KCNA raportoi se Kimi e ka kritikuar kryeministrin Hun për shfaqjen e "qëndrimit të një kalimtari". Ai i sulmoi zëvendëspresidentin për mos kryerjen e detyrave të tij me përkushtim dhe drejtorin e Byrosë së Rikuperimit të Ujitjes e akuzoi se ka fshehur mazutin që duhej të përdoret për projekte ndërtimi.
Kimi mund t'i përdorë përmbytjet si një shans për të rikobstruktimin e funksionarëve të lartë në një përpjekje për të rritur besimin e publikut në qeverinë e tij, ndërsa ajo lufton për të ringjallur një ekonomi të goditur nga efektet e pandemisë së Kovid-19.
Foto: Skrinshot nga KCA