• e premte, 27 dhjetor 2024

Lideri i Hezbollahut sot do t'i drejtohet opinionit për herë të parë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit

Lideri i Hezbollahut sot do t'i drejtohet opinionit për herë të parë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit

Bejrut, 3 nëntor 2023 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes militante libaneze Hzbollah, Hasan Nasrala do t'i drejtohet sot opinionit.

Udhëheqësi i organizatës së fuqishme shiite, e mbështetur nga Irani do të flasë sot publikisht për herë të parë që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, në të cilën Hesbollahu ka ndihmuar ushtarët palestinez për të sulmuat forcat izraelite.

"Ende nuk kemi parë ndonjë tregues se Hesbollahu është gati të shkojë me forcë të plotë. Do të shohim se çfarë do të thotë ai", deklaroi zëdhënësi i Sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi, duke komentuar njoftimet për fjalimin e liderit të Hezbollahut.

Hezbollahu dje ka njoftuar se gjatë mbrëmjes ka sulmuar 19 pozicione izraelite.

Gardiani ka njoftuar se Hezbollahu deri më tani ka zhvilluar konfliktet kryesisht lokal me Izraelin vetëm në zonën kufitare, duke përdorur vetëm një pjesë të fuqisë së zjarrit me të cilën lideri Nasralla ka kërcënuar fqinjin e tij për vite me radhë.

Sipas disa vlersimeve, nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, me 7 tetor, në një shkëmbim zjarri me forcat izraelite, kanë humbur jetën rreth 50 ushtarë të Hezbollahut. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR